Moti për fillim jave në Shqipëri

Moti për fillim jave në Shqipëri

Moti të hënën në Shqipëri pritet  kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në Ultësirën Perëndimore reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kryesisht në disa qarqe të jugut dhe qendrës. Pas mesditës, reshjet do të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga territori, duke mbetur me intensitet lokal deri mesatar në zonat qendrore, për t’u ndërprerë plotësisht gjatë mbrëmjes. Në zonat malore mbi 1000 metra në veri dhe verilindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Të martën, moti parashikohet i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa në orët e vona do të ketë reshje të dobëta lokale shiu.

E mërkura do të vijojë me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të lehta.

/Motilokal.com