Moti të dielën në Kosovë pritet të nisë me intervale të shpeshta me diell dhe rritje të shpejtë të temperaturave. Megjithatë, gjatë ditës vranësirat do të shtohen sërish, duke sjellë reshje shiu që do të vazhdojnë edhe të hënën në mëngjes e gjatë ditës, kur edhe temperaturat do të pësojnë rënie.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 7°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 15°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
