Gjendja e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci

Gjendja e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen aktuale të liqeneve akumuluese që furnizojnë me ujë kryeqytetin dhe zonat përreth.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është –6.60 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në liqenin e Batllavës është –6.00 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.

KRU “Prishtina” rikujton rëndësinë e përdorimit racional të ujit, në mënyrë që të garantohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

/Motilokal.com