Çfarë moti na pret të premten dhe gjatë fundjavës në Shqipëri?

Çfarë moti na pret të premten dhe gjatë fundjavës në Shqipëri?

Moti të premten në Shqipëri parashikohet kryesisht i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë orëve të mëngjesit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore në verilindje në lartësinë mbi 700-1000 metra, juglindje 1100-1300 metra mbi nivelin e detit.

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira.

Të dielën do të vijojë mot i ndryshueshëm, me periudha me diell të alternuara me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në orët e para të mbrëmjes.

/Motilokal.com