Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, mbrëmë kanë nisur fjollat e para të borës në disa zona malore të Kosovës. Mëngjesi i sotëm ka zgjuar të mbuluara me të bardhë bjeshkët e Rugovës, Brezovicës, Prevallës, zonën e Dragashit, një pjesë të bjeshkëve të Deçanit, Junikut, Istogut, si dhe Budakovën e Suharekës.
Reshje bore janë regjistruar gjithashtu në verilindje të Shqipërisë dhe në malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas meteorologëve te Motilokal.com, kjo gjendje atmosferike është pasojë e depërtimit të një cikloni nga Mesdheu, i shoqëruar me masa të ftohta ajrore nga Rusia. Për shkak të tyre, pritet të ketë reshje më të dendura shiu dhe bore, veçanërisht në zonat e larta malore, ku trashësia e borës mund të jetë më e konsiderueshme në ditët në vijim.
/Motilokal.com
