Në SHBA punëtorët shëndetësorë tentojnë të ndalojnë qytetarët që protestojnë kundër izolimit

Në SHBA punëtorët shëndetësorë tentojnë të ndalojnë qytetarët që protestojnë kundër izolimit

Shumë qytete dhe shtete në SHBA janë akoma nën izolim, tensionet po rriten nga momenti në moment. Shumë qytetarë kanë filluar të protestojnë kundër urdhrave të izolimit për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, në shtetin e Kolorados, punëtorët e kujdesit shëndetësor protestuan përsëri.

Ndërsa shkencëtarët, si dhe epidemiologët, paralajmërojnë se distanca sociale është më e mira që mund të bëjmë në këtë kohë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mos bërë mbingarkesë sistemet e kujdesit shëndetësor, kjo nuk qëndron si duhet për të gjithë. Gjatë fundjavës, shumë protesta kundër karantinës u mbajtën në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Protesta e qytetarëve të Denver u përball edhe me rezistencën e një grup punonjësish të kujdesit shëndetësor, që ishin të pajisur me veshje mbrojtëse dhe me maska kanë dala para protestueseve për t’i kundërshtuar.

Një fotograf ka kapur momentin kur një grua del nga makina dhe i thotë infermierit të largohej nga rruga, por ai nuk e ka dëgjuar aspak, duke zgjedhur të shikonte në një drejtim tjetër.

‘Jo të gjithë heronjtë mbajnë kapele’, shkroi një përdorues i Twitter në mbështetje të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Një tjetër shkruante: ‘Punëtorët e kujdesit shëndetësor në Kolorado, të cilët kanë vënë jetën e tyre në linjë të parë për të shpëtuar të tjerët, qëndrojnë në rrugë në protestë kundër egoizmit dhe injorancës së njerëzve./Motilokal.com