Parashikimi i motit për fillim jave në Shqipëri

Parashikimi i motit për fillim jave në Shqipëri

Moti të hënën në Shqipëri do të jetë me kthjellime të herëpashershme, sidomos në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat lindore pritet të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Të martën pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell, shoqëruar me kalime të lehta vranësirash.

E mërkura do të vijojë me kthjellime dhe vranësira, ndërsa gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu, të cilat pritet të bëhen më intensive në mbrëmje.

/Motilokal.com