Moti të dielën në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shfaqen nga orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore do të paraqiten si shtrëngata afatshkurtra.
Temperaturat minimale gjatë orëve të para të ditës do të jenë rreth 18°C, ndërsa maksimalet e pasdites do të arrijnë deri në 24°C.
/Motilokal.com
