Bie borë në Slloveni

Bie borë në Slloveni

Në stacionin më të lartë meteorologjik të Sllovenisë, në Kredarica, kanë rënë fjollat e para të borës së kësaj vjeshte. Sipas Agjencisë së Mjedisit, gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar rreth një centimetër borë.

Meteorologët shpjegojnë se kjo erdhi si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë, i cili mund të sjellë edhe reshje të tjera bore në ditët në vijim, kryesisht në majat më të larta, edhe pse nuk pritet të zgjasin.

Ata shtojnë se bora në malet e larta gjatë verës ose në fillim të vjeshtës nuk është e pazakontë. Madje, edhe më herët këtë vit, në fillim të korrikut, Kredarica dhe Kanin ishin mbuluar nga bora.

/Motilokal.com