Si pritet të jetë moti këtë të premte dhe fundjavë në Kosovë

Si pritet të jetë moti këtë të premte dhe fundjavë në Kosovë

E premtja në Kosovë pritet të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa kohëpaskohe do të paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima. Era do të jetë e lehtë deri mesatare.

Edhe e shtuna do të vijojë me vranësira të shpeshta gjatë ditës, me reshje lokale shiu që mund të jenë më intensive në zona të izoluara.

Moti të dielën parashihet me vranësira e kohëpaskohë dhe reshje lokale shiu.

/Motilokal.com