Moti të premten do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.
Ditën e shtunë vendi do të paraqitet me mot të paqëndrueshëm, ku do të ketë vranësira dhe reshje të lehta shiu, por edhe intervale me diell.
Të dielën do të vijojë mot i ndryshueshëm, me periudha me diell të alternuara me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme.

/Motilokal.com
