Mësoni si pritet të jetë moti të hënën dhe ditët në vazhdim në Shqipëri

Mësoni si pritet të jetë moti të hënën dhe ditët në vazhdim në Shqipëri

Moti të hënën në Shqipëri do të mbajë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira të lehta mund të shfaqen vetëm në zona të izoluara malore. Temperaturat do të jenë të përshtatshme për stinën, me ndjesinë e freskët në mëngjes dhe më të ngrohtë gjatë mesditës.

E marta pritet të jetë një ditë tipike me diell dhe më e ngrohtë. Rrezet e diellit do të dominojnë pothuajse kudo, duke sjellë kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e ditës.

Dita e mërkurë do të vazhdojë me mot të kthjellët dhe diellor. Ngrohja do të ndihet edhe më shumë, sidomos në zonat fushore dhe bregdetare, duke krijuar kushte të qëndrueshme e të këndshme për të gjithë vendin.

/Motilokal.com