Lajm i keq për mjedisin: Qeveria e Kosovës hap rrugë zgjerimit të mihjes së thëngjillit

Lajm i keq për mjedisin: Qeveria e Kosovës hap rrugë zgjerimit të mihjes së thëngjillit

Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga zgjerimi sipërfaqësor i mihjes për eksploatimin e thëngjillit, i destinuar për prodhimin e energjisë elektrike dhe nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Vendimi u miratua unanimisht, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se ky hap do t’i mundësojë KEK-ut të zgjerojë aktivitetin e tij në sektorin energjetik.

Megjithatë, ky vendim shihet si një kthim prapa në përpjekjet për tranzicionin drejt energjisë së pastër. Shfrytëzimi i mëtejmë i thëngjillit, një nga burimet më ndotëse të energjisë, jo vetëm që e dëmton rëndë mjedisin dhe shëndetin publik, por edhe e largon vendin nga investimet në burime të ripërtëritshme si dielli dhe era.

/Motilokal.com