Zjarr në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë, situata nën kontroll/ FOTO

Zjarr në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë, situata nën kontroll/ FOTO

Një pjesë e deponisë së mbeturinave në Sferkë të Thatë është kapluar nga zjarri, njofton Ndërmarrja Publike “Ambienti”. Sipas njoftimit, zjarri dyshohet të ketë shpërthyer si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm.

Menjëherë pas njoftimit, ndërmarrja ka bashkëpunuar me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë shpejt, duke vendosur situatën nën kontroll të plotë.


“Falënderojmë njësinë e Zjarrfikësve të Pejës, Policinë e Kosovës dhe operatorin tonë ‘Radoniqi Transport’, të cilët po e menaxhojnë situatën me profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e NP “Ambienti”.

Ndërmarrja, nën udhëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv, ka bërë me dije se do të vazhdojë monitorimin e situatës deri në shuarjen e plotë të zjarrit.


/Motilokal.com