Mësoni si parashikohet moti këtë të mërkurë në Kosovë

Mësoni si parashikohet moti këtë të mërkurë në Kosovë

Natën midis së martës dhe së mërkurës, mbi Kosovë do të kalojnë vranësira të shpërndara, të cilat lokalisht mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Për pasojë, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Gjatë ditës, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri mesatarisht e fuqishme nga verilindja.

Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 12 °C në orët e para të ditës, e deri në 21 °C gjatë pasdites.

/Motilokal.com