Të enjten moti pritet të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë me intensitet mesatar. Gjatë ditës mund të ketë edhe ndonjë interval më të shkurtër pa reshje, por kushtet e përgjithshme atmosferike do të mbeten të paqëndrueshme.
Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 20 °C në orët e para të ditës, e deri në 23 °C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
