Parashikimi: Si do të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri?

Parashikimi: Si do të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri?

Moti të enjten në Shqipëri pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu që nga orët e para, fillimisht në veriperëndim e më pas në pjesën perëndimore e qendrore. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashihen reshje në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet mesatar deri të lartë në veriperëndim, perëndim dhe qendër, shoqëruar lokalisht me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Në mbrëmje reshjet do të pushojnë pothuajse kudo, duke mbetur vetëm në veri me intensitet të ulët.

Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 20°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 31°C.

/Motilokal.com