Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët e ardhshme

Moti në Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, të cilat ditën e hënë dhe të martë do të mundësojnë mot jostabil dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 20 deri në 31 °C, ku edhe pritet të ketë reshje shiu. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Moti i ngjashëm pritet të jetë edhe për ditën e marte dhe mërkurë. /Motilokal.com