Komposto rrushi: E lehtë për t’u përgatitur dhe me aromë të mrekullueshme

Komposto rrushi: E lehtë për t’u përgatitur dhe me aromë të mrekullueshme

Kompostoja e rrushit të bardhë dhe të zi është perfekte për dimër.

Tani është koha e duhur për ta përgatitur dhe për të shijuar aromën dhe shijen e verës gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Përbërësit:

1 kg rrush të zi

1 kg rrush të bardhë

sheqer

2 sheqerna vaniljeje

ujë.

Përgatitja:

Hiqni rrushin nga kërcelli, lajini dhe hidhini në kavanoza. Shtoni 2-3 lugë gjelle sheqer (në varësi të shijes), pak sheqer vanilje në secilën kavanoz dhe hidhini ujë.

Mbyllini kavanozët dhe vendosini në një tenxhere të madhe me një pecetë në fund, shtoni ujë deri sipër dhe lëreni të vlojë. Kur uji të fillojë të vlojë, fikeni sobën dhe lëreni ujin në tenxhere të ftohet. Kur uji të jetë ftohur, hiqini kavanozët dhe lërini në një vend të freskët.

/Motilokal.com