Parashikimi: Si do të jetë moti këtë fillim jave në Maqedoni?

Parashikimi: Si do të jetë moti këtë fillim jave në Maqedoni?

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell e vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Pasdite do të ketë kushte për shira afatshkurtër dhe bubullima të rralla në rajonet malore.

Të martën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu.

E mërkura do të mbajë mot me diell e vranësira mesatare në mëngjes. Erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

/Motilokal.com