Fillimi i javës sjell mot kryesisht të kthjellët, me ndonjë kalim vranësirash të pakta deri mesatare, më të dukshme në relievet malore të lindjes dhe në zonën e jugut. Pikërisht në këto zona malore, nga mesdita deri në pasdite, priten reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, të cilat më pas do të ndërpriten.
Të martën, dielli do të mbetet sërish në qendër të skenës, ndërsa në zonat malore do të shfaqen më shpesh grumbullime vranësirash, duke krijuar një peizazh ku drita dhe hija ndërthuren natyrshëm.
E mërkura do të vijë me mot pjesërisht të vranët, por gjithashtu me periudha të gjata dielli, duke ruajtur një situatë të qëndrueshme atmosferike.

/Motilokal.com
