Parashikimi: Si do të jetë moti këtë të diel në Shqipëri?

Parashikimi: Si do të jetë moti këtë të diel në Shqipëri?

E diela do të jetë nën ndikimin e një moti përgjithësisht të qetë. Qielli pritet të dominohet nga kthjellimet, por herë pas here do të shfaqen vranësira mesatare e deri të dendura, sidomos mbi zonat malore lindore dhe jugore. Në orët e mesditës dhe pasdites, në disa prej këtyre zonave malore, veçanërisht në jug dhe verilindje do të ketë reshje lokale shiu, të dobëta dhe afatshkurtra. Në lartësitë malore të qarqeve Vlorë e Gjirokastër nuk përjashtohen shtrëngatat kalimtare, të cilat do të jenë të shkurtra por intensive.

Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 22°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 29°C.

/Motilokal.com