Volvo filloi prodhimin e modelit elektrik ES90 për tregun evropian

Volvo filloi prodhimin e modelit elektrik ES90 për tregun evropian

Volvo ka njoftuar se ka filluar prodhimin e modelit tërësisht elektrik ES90 për tregun evropian dhe veturat tani po dalin nga linja e montimit në qytetin Chengdu të Kinës.

Shitjet e Volvo ES90 pritet të fillojnë "më vonë këtë vit", dhe pas debutimit evropian, modeli elektrik do të shfaqet edhe në disa nga vendet kryesore në rajonin e Azi-Paqësorit, megjithëse ende nuk është specifikuar se në cilat.

ES90 pozicionohet si një "veturë për të gjitha rastet", duke kombinuar elegancën e një sedani dhe praktikën e një liftbacku me rritjen e lartësisë nga toka tipike të SUV-ve.

Është i bazuar në platformën elektrike SPA2, e cila përdoret edhe nga SUV EX90, dhe do të jetë i disponueshëm në tre versione:

  • Një motor elektrik (tërheqje në rrotat e pasme, 245 kf, bateri 92 kWh, autonomi WLTP 640 km)
  • Dy motorë elektrikë (me të katër rrotat aktive, 442 kf, bateri 92 kWh, autonomi 700 km)
  • Performancë me dy motorë elektrikë (tërheqje në të katër rrotat, 670 kf, bateri 92 kWh, autonomi 700 km).

Falë arkitekturës 800 volt, 10 minuta janë të mjaftueshme në stacionet e karikimit 350 kW për të karikuar baterinë e ES90 për 300 kilometra të tjerë.

/Motilokal.com