Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nënshkruar sot kontratë bashkëpunimi me Institutin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Universiteti i Prishtinës.
Ky projekt parasheh monitorimin e cilësisë së ujit, sedimentit dhe dherave në Liqenin e Badovcit, si dhe studimin e fizibilitetit për përqendrimet e larta të manganit.
Përfaqësuesit e KRU “Prishtina” theksuan se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjeve afatgjata për trajtimin e manganit, duke synuar përmirësimin e cilësisë së ujit dhe mirëqenies së qytetarëve.
/Motilokal.com
