Më 7 Shtator, qielli i Kosovës do të dhurojë një spektakël të rrallë astronomik: Eklipsi i Plotë i Hënës.
Ky fenomen ndodh kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës, duke e mbuluar atë me hijen e saj dhe duke i dhënë ngjyrën e kuqërremtë të zjarrtë, të njohur ndryshe si “Hëna e përgjakur”.
Për ta përjetuar nga afër këtë mrekulli të natyrës, Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) ju fton në Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës, ku do të përdoret teleskopi më i fuqishëm në vend – Celestron C14 EdgeHD.
Vëzhgimet do të zhvillohen gjithashtu edhe nga terasa e observatorit, ku do të keni mundësi ta shihni eklipsin me teleskopë dhe dylbi të ndryshëm të vendosur posaçërisht për këtë mbrëmje shkencore.
📍 Rashincë, Shtime
🗓 E diel, 7 Shtator
⏰ 19:00 – 23:00
/Motilokal.com
