Çfarë moti do të kemi këtë të enjte në Shqipëri?

Çfarë moti do të kemi këtë të enjte në Shqipëri?

E enjtja pritet të vijë me një mot të paqëndrueshëm. Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa nga mesdita e në vazhdim vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në zonat malore, për periudha të shkurtra, priten shtrëngata të izoluara. Pasdite vonë reshjet do të kufizohen vetëm në relievet e larta, duke u shoqëruar me ndërprerje graduale.

Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 21°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 27°C.

/Motilokal.com