Çfarë moti parashikohet këtë të mërkurë në Kosovë?

Çfarë moti parashikohet këtë të mërkurë në Kosovë?

Dita e mërkurë pritet të sjellë mot kryesisht me diell, i ndërthurur me vranësira të lehta. Megjithatë, në orët e pasdites këto vranësira mund të intensifikohen, duke sjellë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 21 °C në orët e para të ditës, e deri në 29 °C në pasdite, duke krijuar një ditë tipike vere me intervale të nxehta por edhe freski të përkohshme pas reshjeve.

/Motilokal.com