Dita e mërkurë pritet të shënohet nga një situatë atmosferike e paqëndrueshme. Moti do të dominohet nga vranësira mesatare deri të dendura, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në periudha të shkurtra lokalisht mund të paraqiten edhe shtrëngata me intensitet mesatar. Pas mesditës, priten më shumë kthjellime, por në zonat malore do të mbeten vranësira të shpeshta, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 20°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 26°C.
/Motilokal.com
