Çfarë moti do të kemi këtë të martë në Shqipëri?

Çfarë moti do të kemi këtë të martë në Shqipëri?

Dita e martë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Qielli do të mbetet kryesisht i kthjellët, me rreze të shumta dielli që do të japin një ndjesi të ngrohtë përgjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale në orët e para do të sillen rreth 21°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë nëpër shumicën e zonave, duke e bërë motin të favorshëm për lëvizje dhe aktivitete në ambiente të hapura.

/Motilokal.com