Zyrtarët në Afganistan kanë publikuar të dhëna të reja mbi numrin e të vdekurve nga tërmeti dhe thanë se numri i viktimave është më shumë se 600.
Ministria e Brendshme e talebanëve raporton se numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistanin Lindor është rritur në 610.
Në deklaratë thuhej se më shumë se 1,300 persona u plagosën.
Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi rajonin malor lindor të Afganistanit të dielën në orën 23:47 sipas kohës lokale.
Të plagosurit po transportohen nga aeroporti me ambulancë në spitalet rajonale për trajtim.
Qeveria pretendon se të gjithë zyrtarët civilë dhe ushtarakë janë të përfshirë në reagimin ndaj katastrofës.
/Motilokal.com
