Kosova përballet me dhjetëra vatra zjarri, bëhet apel për kujdes

Kosova përballet me dhjetëra vatra zjarri, bëhet apel për kujdes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 36 vatra zjarri. Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, aktualisht 4 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke apeluar që të shmangen veprimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe të denoncohen pranë organeve të rendit rastet e zjarrvënieve të qëllimshme. Për çdo rast emergjent qytetarët mund të telefonojnë në 112, 193 apo 192.

Në fund, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka falënderuar zjarrfikësit dhe Qendrat Operative 112 për përkushtimin dhe angazhimin e treguar në menaxhimin e situatës.

/Motilokal.com