Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se me fillimin e vitit të ri shkollor, në shkollat e Prishtinës janë instaluar për herë të parë sensorë digjitalë për monitorimin e cilësisë së ajrit në klasa.
Duke e pasur prioritet shëndetin e të vegjëlve, Kryeqyteti ka instaluar këta sensorë si pjesë e transformimit digjital “Prishtina Smart City”, duke u bërë kështu komuna e parë në rajon që ndërmerr një hap të tillë.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe përmirësimit të mirëqenies së nxënësve, duke siguruar që fëmijët të mësojnë e të rriten në një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm.
“Ky është vetëm njëri nga investimet tona në dijen, shëndetin dhe të ardhmen e brezit që do ta çojë vendin përpara,” ka deklaruar kryetari Rama.
Kryeqyteti Prishtina, mbetet e përkushtuar që përmes projekteve të tilla të avancuara të krijojë kushte më cilësore në sistemin arsimor dhe të garantojë mbrojtje më të madhe për shëndetin e fëmijëve.
/Motilokal.com
