Si do të jetë moti të premten dhe gjatë fundjavës në Mal të Zi?

Si do të jetë moti të premten dhe gjatë fundjavës në Mal të Zi?

E premtja në Mal të Zi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të ngrohta, duke sjellë kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, por nga orët e vona të natës priten reshje shiu.

Të shtunën, parashikohet ndryshim i kushteve atmosferike, me vranësira të shpeshta, rrebeshe shiu dhe bubullima, të shoqëruara me erëra mesatarisht të forta.

E diela do të sjellë mot më të ndryshueshëm me vranësira e periudha me diell.

/Motilokal.com