Zjarret në Amazonë, NASA e shqetësuar ofron pamje nga sateliti

Zjarret në Amazonë, NASA e shqetësuar ofron pamje nga sateliti

E njohur si "Mushkëria e planetit", pylli tropikal i Amazonës, që disa ditë është duke u djegur nga zjarret e mëdha të shkaktuara nga dora e njeriut. Amazona është pylli më i madhi në botë dhe me biodiversitetin më të pasur në botë.

Satelitët e NASA-s kanë regjistruar skenat e zymta të monoksidit të karbonit që dërgohen në atmosferë nga zjarret. NASA po ashtu ka matur edhe nivelet e monoksidit të karbonit në një lartësi prej 5,500 metra nga 8 gusht deri në 22 gusht dhe lëshoi një animacion të të dhënave të regjistruara.

Monoksidi i karbonit është ndotës i ajrit dhe luan një rol të madh në ndryshimin e klimës dhe tregohet me ngjyra që mund të qëndrojë në atmosferë për rreth një muaj.

NASA ka deklaruar se monoksidi i karbonit deri më tani është regjistruar në lartësi të mëdha dhe aktualisht ka pak efekt në ajrin që thithim, por po vjen një sezon i erërave të forta që do ta ulin atë në lartësi, ku do të ketë një efekt të thellë në cilësinë e ajrit. /Motilokal.com