Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Shqipëri

Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Shqipëri

Që nga fundjava, vala e të nxehtit ka filluar të përfshijë vendin dhe, sipas parashikimeve më të fundit, kjo gjendje do të vazhdojë përgjatë gjithë javës së ardhshme, me temperatura dukshëm mbi mesatare për këtë periudhë të vitit.

Të hënën pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale që në disa zona do të kalojnë 38°C. Në orët e pasdites nuk përjashtohen erëra të lehta nga jugu, por pa ndonjë ndikim në freskimin e motit.

E marta do të vijojë në të njëjtën linjë, me diell të fortë gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta që do të ruajnë intensitetin, duke e bërë ndjesinë e të nxehtit edhe më të fortë, sidomos në qytetet e rrafshët dhe zonat urbane.

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, më të theksuara në orët e pasdites në disa zona malore, ku nuk përjashtohen mundësi për reshje të izoluara afatshkurtra. Megjithatë, temperaturat do të mbeten të larta dhe prania e diellit do të dominojë.

/Motilokal.com