Pasditen e së hënës, reshje të mëdha shiu të shoqëruara me breshër dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë pjesë të mëdha të Kosovës, me theks të veçantë në rajonin e Anamoravës.
Në Gjilan dhe rrethinë, situata ka qenë më e rënduar, ku si pasojë e kushteve të vështira atmosferike është shkaktuar ndërprerje e energjisë elektrike për një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve.
Ekipet e KEDS janë të angazhuara maksimalisht në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji sa më parë që të jetë e mundur.
Ndërkohë, edhe në rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit janë raportuar probleme të izoluara, ku ekipet po ndërhyjnë për zgjidhjen e tyre.
KEDS falënderon qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin në këto rrethana të vështira, duke siguruar se po bëhet çdo përpjekje për rikthimin e situatës në normalitet.
/Motilokal.com


