Si do të jetë moti në fillim të javës? Ja parashikimi për Maqedoni

Si do të jetë moti në fillim të javës? Ja parashikimi për Maqedoni

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm e shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima, në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, hove-hove me erëra të forta (mbi 60km/orë) dhe breshër të izoluar.

Të martën parashikohet mot pjesërisht me re dhe i paqëndrueshëm e shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

E mërkura do të mbajë mot me diell e vranësira të lehta deri në mesatare.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com