Ja si duket mali i Shëngjinit pas zjarrit

Ja si duket mali i Shëngjinit pas zjarrit

Zjarri që zgjati dy ditë në malin e Shëngjinit, mbrëmë është shuar nga reshjet e shiut. Autoritet shqiptare njoftojnë që ende ka vatra të vogla që mund të riaktivizohen.

Në zonën e prekur nga flakët ndodhet ushtria dhe zjarrfikësit për të monitoruar situatën.

Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës dy të rinjve u janë vënë prangat për zjarrvënie të qëllimshme malit të Shëngjinit.

Flakët e mëdha kanë shkrumbuar një pjesë të mirë të malit të Shëngjinit. /Motilokal.com