Arrin në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Arrin në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive ka njoftuar se sot në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të kësaj klinike pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

“Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Kjo është vdekja e 11e pacientëve me Covid-19 në Kosovë./Motilokal.com