Gjirokastër, kali i qyqes dhe lejleku rikthehen në shtëpi

Gjirokastër, kali i qyqes dhe lejleku rikthehen në shtëpi

Stina e pranverës ka risjellë në vendin tonë dy shpendët specie të rralla në rrezik zhdukjeje: kalin e qyqes dhe lejlekun.

Rrjeti “Shpëtimtarët e kalit të qyqes”, bën të ditur lajmin e ardhjes së një individi të lejlekut në folenë e liqenit të Viroit në Gjirokastër, si dhe të kalit të qyqes në një prej territoreve të pakta që ka mbetur në vendin tonë.

Kali i qyqes së fundi është folezuese në Shqipëri dhe që prej kohësh është në rrezik ekstrem zhdukje, por që tashmë po shtohet me numër individësh.

Image may contain: sky, ocean, bird, outdoor, nature and water

Kali i Qyqes (Neophron percnopterus) është shkaba më e vogël në Shqipëri. Është një shpend që karakterizohet nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe ngjyra e sqepit është e verdhë. Të rinjtë janë tërësisht ngjyrë kafe e errët. Bishti në formë pyke është karakteristik për këtë lloj. Ka një gjatësi prej 55-65 cm dhe gjatësia e hapjes së krahëve arrin 155-170 cm.

Image may contain: sky, cloud and outdoor

Kali i qyqes është lloj i rrezikuar globalisht dhe gjatë 30 viteve të fundit popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë me më shumë se 80%, duke i dhënë një popullate totale prej jo më shumë se 70 çiftesh të mbetura. Arsyet për këtë mund kanë të bëjnë me kërcënimet që ky lloj has, jo vetëm në territoret e folezimit në Ballkan por edhe gjatë korridoreve të shtegtimit. Nga katër llojet e shkabave të cilat folezojnë në Palearktikun Perëndimor, kali i qyqes është i vetmi lloj i cili shtegton rregullisht në distanca të gjata. Çdo vjeshtë, ky lloj përshkruan një distancë mbi 8,000 km drejt vendeve të dimërimit në Afrikë dhe kthehen sërish në pranverë në Ballkan.

Image may contain: sky, bird and outdoor

Krahas gëzimit që marrim nga ardhja e këtyre shpendëve të mrekullueshëm, këto lajme përjetohen nga ne akoma më shumë kur vijnë nga banorët dhe miqtë tanë që jetojnë në territoret e kalit të qyqes. Është një motiv dhe ndjenjë e veçantë lumturie, të përjetosh se si tashmë banorët e atyre zonave janë bërë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm, jo vetëm për kalin e qyqes por edhe për llojet e tjera të rralla të vendit tonë./Motilokal.com