63 pacientë me COVID-19 në Infektivë, katër në gjendje kritike

63 pacientë me COVID-19 në Infektivë, katër në gjendje kritike

Në klinikën Infektive të QKUK-së, janë të hospitalizuar gjithsej 63 pacientë me COVID- 19.

Sipas njoftimit gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon:

50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor./Motilokal.com