Disa pjesë të Shqipërisë janë përfshirë nga zjarret masive ku veçohen Lezha dhe Gjirokastra. Zjarri i rënë që nga dita e djeshme në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit, ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes e së premtes, kur ka filluar një rrebesh i madh i shiut i shoqëruar me bubullima.
Reshjet e shiut janë përcjellë me erë, ku rreth orës 22:00, ka ndikuar në shuarjen e zjarreve që ka përfshirë këtë qytet bregdetar.
Nga rënia e zjarrit janë djegur 5 hektarë pishë e shkurre. Po ashtu janë rrezikuar pushuesit, banesat dhe bizneset.
Ministrja e Mbrojtjes ka bërë me dije se 200 efektivë të Forcave të Armatosura kanë qenë të angazhuar për shuarjen e zjarrit, të cilët nuk kanë lejuar që të rrezikohet asnjë pushuesit dhe banesat përreth. /Motilokal.com