Arrestohen dy persona të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Viti

Arrestohen dy persona të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Viti

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Viti, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar (meshkuj kosovarë), pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë në bazë të informatave dhe provave të siguruara gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit, në dy raste të ndara, njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët, kanë shkaktuar përhapje të pakontrolluar të zjarrit si pasojë e djegies së pakujdesshme të mbeturinave.

Zjarri ka përfshirë rreth shtatë (7) hektarë tokë të mbjellë me grurë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Rajonale në Gjilan u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarrit në vende të hapura, pasi kjo mund të sjellë pasoja serioze për jetën, pronën dhe ambientin. Çdo rast zjarri apo veprimtari të dyshimtë mund të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112.

/Motilokal.com