Moti të premten në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
E shtuna do të mbajë mot më ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe e diela parashikohet të jetë në të njëjtën linjë, me diell dhe nxehtë në të gjithë territorin, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në situatën sinoptike. Fundjava pritet të mbyllet me mot tipik veror.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com


