Përmbytje të mëdha në Pakistan pas reshjeve të rrëmbyeshme

Përmbytje të mëdha në Pakistan pas reshjeve të rrëmbyeshme

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin Lahore të Pakistanit, duke prekur veçanërisht zonat e ulëta të qytetit.

Shumë rrugë dhe lagje të banuara janë zhytur nën ujë, pasi sistemi i kanalizimit nuk arriti të përballojë sasinë e madhe të reshjeve, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin për banorët.

Ekipet e emergjencës janë në terren, duke punuar për menaxhimin e situatës dhe për të zbutur pasojat e motit të keq.

Sezoni i shirave në Pakistan dhe Indi zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator, duke sjellë shpesh rreziqe të përmbytjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive (NDMA), deri më 26 qershor, të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga incidentet e shkaktuara nga shirat në mbarë Pakistanin.

/Motilokal.com