Moti të mërkurën në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me vranësira mesatare deri të dendura në shumicën e territorit. Nga pasditja priten kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në relievet lindore. Reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme parashikohen nga mëngjesi deri në mesditë, lokalisht edhe shtrëngata afatshkurtra. Pas mesditës, reshjet do të vazhdojnë në mënyrë të izoluar në zonat malore lindore. Gjatë reshjeve, mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 21 deri në 24 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
