Pas një periudhe me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot përvëlues, në Alpet italiane ka rënë borë e freskët. Pamjet nga zonat malore tregojnë tavolina të mbuluara me një shtresë të trashë bore.
Ky ndryshim i papritur i motit ka habitur vendasit dhe turistët, të cilët vetëm pak ditë më parë përballeshin me të nxehtin përvëlues të korrikut. Meteorologët thonë se kjo rënie e borës është rezultat i një fronti të ftohtë që ka përfshirë Alpet, duke sjellë një ulje drastike temperaturash dhe reshje intensive.
Ndërsa për disa kjo është një lehtësim i mirëpritur nga vapa ekstreme, për të tjerët ky është një kujtim i hershëm i dimrit që po afron.
/Motilokal.com
