Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë rrugës për në Suharekë, ku së bashku me kryeministrin Albin Kurti do të marrë pjesë në hapjen e fushatës së korrje-shirjeve, Peci theksoi se këtë vit prodhimi ka kaluar vlerën prej 56 milionë eurosh, ndërsa sipërfaqja totale e mbjellë me grurë ka arritur mbi 74 mijë hektarë në nivel vendi.
“Është një rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, deklaroi ministri Peci, duke shtuar se ky rezultat reflekton një rritje të ndjeshme në prodhimtarinë bujqësore dhe një hap domethënës drejt vetëqëndrueshmërisë ushqimore në vend.
/Motilokal.com
