Pse nënat po e duan kaq shumë Fletëzen?

Pse nënat po e duan kaq shumë Fletëzen?

Në duart e vogëlushëve qëndron një thesar i vogël, një fletë që hap dyer për në botën e mrekullueshme të njohjes. Nuk është një libër i rëndë, as paragrafë të gjatë, por një fletë e thjeshtë me ngjyra që ndezin imagjinatën, figura të ngrohta që të përqafojnë dhe forma që fëmijët njohin menjëherë. FLETËZA nuk është thjesht një mjet mësimor, është aventura e parë drejt kuptimit, shprehjes dhe dashurisë për fjalët. Një lojë që mëson dhe një mësim që argëton, çdo kartë e kthyer hap një dritare të re për të zbuluar botën rreth vetes dhe për të kuptuar më mirë veten.

FLETËZA përmban alfabetin, numrat, kafshët, frutat dhe perimet, profesionet dhe veprimet më të shpeshta. Krijuar nga artistë të njohur figurativë dhe këshilluar nga psikologë dhe logopedë të specializuar në vend, ky material është konceptuar për fëmijët nga 1 deri në 6 vjeç e më shumë.

Kartat janë të printuara në letra të qëndrueshme dhe kanë ilustrime të bukura në të dyja anët. Përmbajtja është e qartë, e dallueshme dhe tërheqëse estetikisht, për të ndihmuar vogëlushët të kuptojnë, identifikojnë dhe memorizojnë konceptet vizuale me lehtësi.

Në kuti përmbahen gjashtë kategori, secila me mbi 20 karta që prezantojnë konceptet bazë të gjuhës, shkrimit, leximit, numrave, formave, ngjyrave, veprimeve e shumë të tjera.

FLETËZA është dizajnuar për të pasuruar fjalorin e fëmijëve dhe për t’u ofruar mjetet për të emërtuar objektet dhe shprehur ndjenjat. Ajo inkurajon vogëlushët të bisedojnë hapur dhe të reflektojnë mbi emocionet e tyre, duke e bërë procesin e mësimit argëtues gjatë shfletimit të kartave. Mësimi i identifikimit, kuptimit dhe trajtimit të emocioneve që në moshë të hershme krijon vetëbesim, frytet e të cilit do të shihen gjatë gjithë jetës.

FLETËZA është material i përshtatshëm jo vetëm për prindërit, por edhe për mësuesit dhe profesionistët, duke ofruar mundësi të pafundme përdorimi.

Përdorimi dhe ndikimi i kartave në zhvillimin e fëmijëve

Shumica e zhvillimit të trurit ndodh në vitet e para të jetës, prandaj bashkëveprimi me fëmijën në këtë periudhë është vendimtar për zhvillimin e tij.

Përdorimi i kartave ndihmon fëmijët në:

  • Aspektin gjuhësor: zhvillimin e gjuhës receptive (njohja e objekteve) dhe ekspresive, zgjerimin e fjalorit, ndërtimin e fjalisë dhe përshkrimin e situatave.
  • Aspektin kognitiv dhe sjellor: perceptimin, të kuptuarit, përmirësimin e memories punuese, vëmendjes dhe aftësive vetërregulluese.

Përveç këtyre, bashkëveprimi me kartat rrit vetëbesimin, përmirëson komunikimin dhe stimulojnë kreativitetin. Ilustrimet ndihmojnë fëmijët të mësojnë fjalë të reja dhe të njohin objektet në gjuhën shqipe.

Përmbajtja e FLETËZËS

Kuti përmban gjashtë kategori me kartat si më poshtë:

  • Alfabeti – 36 karta
  • Frutat dhe Perimet – 31 karta
  • Kafshët – 37 karta
  • Numrat – 20 karta
  • Veprimet – 24 karta
  • Profesionet – 32 karta

Në total, 180 karta, me ilustrime dhe përmbajtje në të dyja anët.

Kartat FLETËZA mund t’i porosisni nga çdo vend në diasporë dhe do t’ju dorëzohen në adresë brenda pak ditësh!

🔗 www.fleteza.com

📸 Instagram: @fleteza_kids

👍 Facebook: Fletëza