Të martën, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët në të gjithë vendin, por nga mesdita e në vijim do të ketë shtim të vranësirave.
Pas mesditës dhe gjatë pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat veriperëndimore, reshjet mund të jenë lokalisht me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në orët e vona të pasdites pritet një ndërprerje graduale e reshjeve.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 26 deri në 37 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
